FOTO – Investimi në rrugën panoramike Rrëshen-Sheshaj, ndihmë për banorët

28

Investimet në rrugët rurale sjellin impakt veçanërisht në zhvillimin e bujqësisë dhe blegtorisë.

I tillë është edhe investimi në rrugën Rrëshen-Sheshaj, që lehtëson qarkullimin e mjeteve dhe krijon konektivitet të zonave rurale me ato urbane, duke lehtësuar edhe nxjerrjen në treg të prodhimeve bujqësore.

Objekti ka një gjatësi prej 5187 m dhe shtrihet në anën lindore të qytetit të Rrëshenit. Në përputhje me kërkesat e përcaktuara nga bashkia Mirditë ka një gjerësi të përgjithshme prej 5.50 m.

Rruga e projektuar ruan përgjithësisht aksin e gjurmës së rrugës ekzistuese duke bërë përmirësimet e mundshme gjeometrike të rrugës.