FOTO/ Kjo është kafja më e veçantë në botë

10

Kafja është një nga pijet më ekonomike, që zakonisht mund të porositësh në Shqipëri dhe pothuajse kudo. Por jo në Melburn të Australisë, ku lokali njohur si “Proud Mary” sapo ka blerë më pak se gjysmë kilogramë nga kafja më e shtrenjtë në botë, me vlerë të përgjithshme 2 mijë dollarë, pak a shume 150 dollarë filxhani.

Varianti i kafes është ai i quajtur “Black Jaguar”, i kultivuar në rajonin e Chirigui të Panamasë, dhe ka një kosto rreth 50 herë më të lartë se kafja tradicionale.

Kafja e tipit Geisha shndërrohet në “black jaguar” pas një teknike të pjekjes e ngadaltë, më e gjatë se normalja por pa e djegur atë. Arrihet një kafe të ëmbël dhe e errët që nuk është e hidhur, por ka një shije të mrekullueshme dhe të plotë.

  “Ka diçka që të bën të hidhesh përpjetë tek kjo kafe, ishte speciale për shije dhe karakter”, thotë pronari i “Proud Mary”, që disponon një sasi vetëm për 22 gota.