FOTO/ Korça shkëlqen, restaurohen 80 banesa të vjetra

25

Një ndër projektet e spikatura që i ka shtuar edhe më shumë bukuri Korçës, është edhe i restaurimi të banesave të vjetra për familjet në nevojë.

Bashkia Korçë ka përfunduar projektin e restaurimit të rreth 80 banesave të vjetra për familjet në nevojë si dhe ato të dëmtuara, investim i mundësuar nga projekti i fituar në kuadër të thirrjes së Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë për fonde strehimi për komunitetet e varfra.

Projekti krahas mbështetjes ekonomike që ka ofruar për këta banorë, ka sjellë edhe një uniformitet në infrastrukturën e ndërtimit, duke sjellë një pamje të rregullt dhe të bukur ashtu siç i ka hije Korçës, qytetit piktoresk turistik, mjaft të frekuentuar nga vizitorët e shumtë në çdo ditë të vitit.