Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave në bashkëpunim me Bashkinë Korçë kanë çelur ekspozitën “Korça, Zemra e Shqiptarisë”, me dokumente dhe fotografi mbi Mësonjëtoren e Parë Shqipe.
Në ekspozitë u shfaqën edhe pjesëza nga librat që përdoreshin në ato kohë, që në origjinal ruhen në Bibliotekën e DPA-së, që për shumë pak kohë do të hapet për herë të parë për publikun.
Në qytetin që ka lidhje të ngushtë me 7 marsin kjo ekspozitë tregon një sakrificë të gjithë kombit dhe të gjitha trevave që kulmoi me ngritjen e Mësonjëtores së Parë Shqipe në Korçë.