FOTO/ “Liqeni i Zi” në Gramsh, destinacioni që duhet të vizitoni këtë verë

73

Monumentet  e natyrës në rrethin e Gramshit janë kthyer në një atraksion turistik të vërtetë për adhuruesit e natyrës dhe të aventurës.

Një ndër këta monumente është dhe “Liqeni i Zi”, i cili gjendet në lartësinë 1634 m, në afërsi të fshatit Lenie Gramsh.

Sipas tij, ky liqen është një nga vendet më të vizituara të zonës së Gramshit.

Përmes bukurisë që i ka falur natyra, joshja e këtij liqeni i dedikohet sipas gojëdhënave dhe faktit që ujërat kanë veti kurative. Efekti në kurimin e sëmundjeve mendohet se qëndron pikërisht në temperaturën e ulët të ujit që shkon nga 2.5 në 3 gradë Celsius dhe në përmbajtjen e kripërave minerale.

Sipërfaqja përreth liqenit është e pasur me drurë e grupe drurësh të llojit  ah dhe rrobull, ku derdhen dhe burojnë shumë burime malore me ujë të pastër. Uji i liqenit frekuentohet nga shumë  individë dhe për bërjen e banjove për kurimin e sëmundjeve reumatizmale, numri i të cilëve ka ardhur në rritje.