FOTO/ Merr formë Lungomare 2 në Vlorë, hapësirë publike fantastike me një plazh me “5 yje”

149

LungoMare2 në Vlorë po merr formë dita-ditës me zgjatimin e shëtitores, përmes një plazhi publik, me dy pishina publike, një olimpike dhe një për fëmije, parkim nëntokësor si dhe një shkallare panoramike.

Në Lungomare 2 në Vlorë po merr jetë një tjetër hapësirë publike fantastike, me një plazh me 5 yje, me pishinë olimpike dhe pishinë për fëmijë, si edhe shëtitoren që lidh pa ndërprerje Skelën me Ujin e Ftohtë.

Njëkohësisht në këtë zonë do të ketë një parkim të dedikuar me 160 vende, do të ketë vende të dedikuara për personat me aftësi të kufizuar dhe ambiente shërbimi.