FOTO/ Mesuesja nga Shkodra mes 50 arsimtareve më të mira në botë, vlerësohet për punën me fëmijët e ngujuar

202

Liljana Luani, mësuesja nga Shkodra e cila ka mision në jetën e saj ndihmën ndaj fëmijëve të cilët vuajnë nga pasojat e gjakmarrjes është kualifikuar në 50-shen e mësuesve më të mirë në botë.

Luani tashmë është në garë për çmimin “Global Teacher Prize”, duke vijuar garën për të marrë çmimin prestigjioz. Vetë “Global Teacher Prize”,  ka publikuar listën me 50 emrat e mësuesve të kualifikuar.

Mësuesja Liljana Luani është një mësuese që njihet në të gjithë Shqipërinë si e vetmja që nga viti 2005 po punon me fëmijët e ngujuar.