FOTO – Ndërhyhet për riparimin e disa banesave në Korçë

10

Në prag të periudhës së dimrit, shërbimet e bashkisë Korçë ndërhynë në 9 banesa, të cilat kishin nevojë emergjente për riparimin e çatisë, hidroizolimin dhe termoizolimin e tyre.

Në mbështetje të komunitetit dhe veçanërisht shtresave në nevojë, bashkia Korçë ka ndërmarrë një sërë nismash sociale që lehtësojnë qytetarët.

Me qëllim zbutjen e problemeve ekonomike të shkaktuara nga situata aktuale, në muajin prill, këshilli bashkiak miratoi vendimin për faljen e qirasë për 99 familje që jetojnë në banesat sociale në qytetin e Korçës.

Po me një vendim të posaçëm në prill, bashkia vendosi që 140 familjeve të tjera që kanë përfituar strehim social t’iu hiqet kamatëvonesa deri në fund të muajit gusht.