Foto/ Në 1878 u krijua banda e parë muzikore në Shkodër

62

Në vitin 1878 Maestro Giovani Canale një italian nga Napoli, krijoi “Bandën e parë muzikore” në qytetin e Shkodrës, kohë kur Shqipëria ishte ende në sundimin otoman.

Krijimi i kësaj bande shënon edhe fillimin e një “revolucioni” artistik jo vetëm për Shkodrën, por për të gjithë Shqipërinë, pasi janë hapat e para kur kulturalisht Shqipëria e pushtuar po tentonte të ndryshonte gjeopolitikën kulturore, për t’iu bashkuar vendeve të përparuara perëndimore nga ku kanë lindur dhe janë zhvilluar këto instrumenta.

Krijimi i kësaj bande ka jo vetëm një rëndësi artistiko-kulturore, por edhe politike dhe gjeopolitike.