FOTO/ Në Ballkonin e Bunës deri më sot janë mbjellë 10.472 pisha

14

Hapësirat e gjelbra në vendin tonë po shtohen kudo për ta shndërruar Shqipërinë në një vend turistik dhe ambientalist. Në Ballkonin e Bunës deri më sot janë mbjellë 10.472 pisha nga të rinjtë e ECOmendje me dashamirës të qytetit.

Mbjellja e pemëve në Ballkonin e Bunës bën të mundur dhe mbrojtjen e lumit Buna dhe gjithashtu e kthen zonën në atraksion turistik.

Lumi i Bunës ka një gjatësi prej 44 kilometrash dhe ndodhet në segmentin fundor jugperëndimor të kufirit shqiptaro-malazez. Ky lumë buron nga liqeni i Shkodrës, fare pranë qytetit të Shkodrës ndërmjet kodrës së Kalasë së Rozafës dhe Malit të Taraboshit.