FOTO/ Nënë Hatixhja, artizania nga Shishtaveci që ruan traditën e punës me vegjë

24

Në historikun shqiptar të artizanatit, Kukësi zë një vend të veçantë për larmishmërinë e produkteve dhe uniticitetin e tyre.

Që në kohët e moçme endja në vegjë e pëlhurave prej liri, pambuku e leshi, punimet me grep, qëndisje, prodhimi dhe dekorimi i veshjeve popullore, kanë qenë profesioni i vetëm për gratë dhe vajzat e kësaj zone.

Hatixhe Kallabaku nga Shishtaveci, e cila është artizania e vjetër në profesion e fshatit.

Nënë Hatixhe thotë se “kam 21 vite që punoj pa u shkëputur në këtë zanat. Sa të mundem do të punoj, pasi është një punë e vështirë, por e mirë”.

“Çdo vajzë ka një veshje popullore. Ka shumë kërkesa për veshjet popullore, e duan kulturën tradicionale. Kam porosi nga shumë qytete deri në Mitrovicë. Nga Gjirokastra kam shumë kërkesa si për veshjet e grave dhe të burrave”, – thekson Hatixhja.

Hatixhja thotë se “artizanti është shumë i bukur, me sa mundësi kam shkoj ndihmoj edhe gratë e tjera që punojnë endin në vegjë.

Shumë e lashtë vjen tek gratë tradita e punimit të leshit në avlemend. Leshi përdorej në prodhimin e veshjeve dhe të gjitha pëlhurave që i nevojiteshin një shtëpie.

Tekstilet e leshta të Kukësit shquhen për teknikën unike, ashtu siç janë të veçanta edhe thurjet me shtiza, ojat, dantellat, qëndisjet e shumëllojshme.

Veshjet popullore manifestojnë kulturën tradicionale të zonës dhe janë trashëguese e transmetuese të shumë elementëve që vijnë nga lashtësia.

Janë karakteristike dhe të lashta, motivet popullore që përdoren në prodhimin e qilimave dhe sexhadeve, me kombinime shumëngjyrëshe me shije të hollë artistike, të cilat nuk mund të gjenden në asnjë zonë tjetër në Shqipëri.