FOTO/ Nga këndi i lojërave te parkimi, Tiranës i shtohet një tjetër shesh rekreativ

23

Një tjetër shesh do i shtohet Tiranës për pak ditë. Bëhet fjalë për sheshin e ri rekreativ në rrugën “Endri Keko”, pranë zonës së Brrylit”, punimet e të cilit janë drejt fundit.

Fëmijët, prindër, gjyshe e gjyshërit do të gëzojnë 1.170 m² ambient çlodhës. 30 pemë në një park të gjelbëruar, kënd lojërash për vogëlushët dhe 18 vende parkimi do të jenë në dispozicion të banorëve të zonës.