FOTO/ Nis procesi i unazimit të shpendëve në liqenin e Prespës së Vogël

14

Ekipi i PPNEA i studimit të shpendëve organizoi javën e kaluar një kamp dy-ditor unazimi në liqenin e Prespës së Vogël.

Synimi kryesor i këtij aktiviteti ishte pilotimi i zhvillimit të një kampi akoma më të gjerë unazimi në këtë zonë, duke vlerësuar praninë e shpendëve shtegtarë gjatë kësaj periudhe.
Prespa i përmbushi pritshmëritë .

Në një hark kohor prej dy ditësh, ekipi arriti të unazojë disa lloje shtegtare dhe residente, ku ndër të tjerë mund të përmendim bilbilthin e zhukës (Acrocephalus schoenobaenus) dhe bilbilthin kokëzi (Sylvia atricapilla).

Unazimi i shpendëve në liqenet e Prespës sapo ka filluar./ Protection and Preservation of Natural Environment in Albania