FOTO/ Nis puna për ndërtimin e Automotoparkut të parë në Shqipëri

41

Ndërsa po punohet për projektin e madh infrastrukturor të Automotoparkut në Elbasan, ka nisur puna me akset që lidhin unazën e qytetit me zonën ku do të ndërtohet Automotoparku.

Cirkuiti i parë shqiptar do të ketë një pistë rreth 5 km dhe një sipërfaqe prej mbi 500 mijë m2 në qytetin e Elbasanit sipas standardeve të FIA, FIM dhe CIK. Do të përmbajë qendër eventesh, muze e atelier RETRO, drag strip me gjatësi 1.2 km në kushte sigurie, autodrom dhe kartodrom, akademi motosporti dhe akademi edukimi mbi sigurinë rrugore, poligone profesionale testimi, pistë jashtë rruge, helipad dhe zonë sportive mjetesh ajrore ultra të lehta.

Projekti do të financohet nga fondet e DPSHTRR-MIE në bashkëpunim me bashkinë e Elbasanit dhe me mbështetjen e qeverisë shqiptare.