FOTO/ Nis puna për restaurimin e Kalasë së Lezhës

3

Kalaja mesjetare e Lezhës është ndërtuar mbi rrënojat e Akrolisit antik në shekullin IX-të, duke marrë kështu karakterin e një qëndre qytetare.

Nis puna për restaurimin e Kalasë së Lezhës. Ministria e Kulturës njofton se po punohet për fazën e parë të sondazheve që i paraprin zbatimit të projektit, mbi ndërhyrjen emergjente në murin verior në kalanë mesjetare, ku janë evidentuar çarje.

Segmenti, ku po realizohet ndërhyrja nuk mund të aksesohet me mjete mekanike dhe i gjithë procesi arkeologjik i sondazhit të propozuar po realizohet manualisht.

Kalaja e Lezhës është pa dyshim një nga objektet më të rëndësishme të trashëgimisë sonë kulturore.

Sot në kalanë e Lezhës mund të shihet, përveç peisazhit të bukur e relaksues, edhe teknikat dhe fazat e ndryshme të ndërtimit mijëravjeçar të vendosura sipër njëra-tjetrës, si dhe një sipërfaqe rreth 1.5 ha me ambjente çlodhëse.