Një marinar i verbër japonez vendos rekordin teksa bëhet i pari person që nuk shikon që përfundon një udhëtim pa ndalesë në Oqeanin Paqësor. Mitsuhiro Iwamoto që e nisi udhëtimin e tij nga Kalifornia, mbërriti në portin e Fukushimës me barkën e tij 12 m të gjatë mëngjesin e së shtunës, pas rreth 2 muajsh.
52-vejçari, banues në San Diego e nisi udhëtimin e tij në 24 shkurt, i shoqëruar nga Doug Smith i cili e ndihmoi atë duke i dhënë informacione në lidhje me drejtimin e erës. Kjo është hera e dytë që Iwamoto ndërmori një aventurë të tillë. Përpara 6 vitesh japonezi e ndërpreu një udhëtim pasi u jahti i tij u sulmua nga një peshkaqen dhe u mbyt.
Në total, Iwamoto përshkoi 14 mijë km dhe në përfundim të kësaj aventure ai u shpreh se ishte një ëndërr e bërë realitet. Iwamoto që e humbi shikimin kur ishte 16 vjeç, e kreu këtë udhëtim për të mbledhur fonde e për t’i dhënë në bamirësi për të ndihmuar në kërkimet për parandalimin e sëmundjes së verbërisë.