FOTO/ Një tjetër kënd lojërash në kryeqytet është gati për të pritur fëmijët

28

Punonjësit e Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit riparuan, lyen dhe pastruan këndin e lojërave te “Mine Peza”.

Tashmë parku i rinovuar është gati për fëmijët e zonës, që të argëtohen pa limit së bashku me prindërit dhe gjyshërit e tyre.

Këndi i lojërave plotëson nevojat e të gjithë grupmoshave të komunitetit në zonë me module e lodra për fëmijë e hapësira çlodhëse për të rritur.

Një rëndësi e veçantë i kushtohet fëmijëve të kryeqytetit çdo ditë, në mënyrë që ata të kenë mundësi argëtimi në çdo cep, pa pasur nevojë të udhëtojnë nëpër distanca të largëta.