FOTO/ Njihuni me të riun që u kthye nga emigrimi dhe sot është kampion për luleshtrydhe

143

Jemi në serrat e Olsit dhe familjes së tij në Qarr të Fierit. I kthyer nga emigrimi, fermeri sot eshte nje histori suksesi. Ministria e Bujqesise thote se ai eshte një nga fermerët tanë shembuj për dedikimin, punën, përkushtimin dhe mëndjegjerësinë.

Olsi përbën historinë e një djali 10-vjeçar që shkon në Greqi, shkollohet, rritet, nis punë në një sipërmarrje prodhimi fidanësh luleshtrydhesh dhe në moshën 22-vjeçare nis projektin për të sjellë fidanin e luleshtrydheve, pak të njohur, në Shqipëri.

Rikthyer në Shqipëri prej disa vitesh tashmë, së bashku me familjen, Olsi përveçse tregton fidanë dhe eksporton, prodhon luleshtrydhe në 8 hektarë serra.

Nga viti 2014 deri sot në zonën e tij janë kultivuar rreth 200 hektarë luleshtrydhe. Olsi e quan Shqipërinë të bekuar për kushtet klimaterike dhe ujin.