FOTO/ Njihuni me urën më të gjatë në botë

18

 Një urë këmbësorësh e varur me gjatësi rekord ndodhet në verilindje të Çekisë.

Turistët dhe alpinistët mund të ecin nëpër re me pamje mahnitëse midis majave të malit Kralicky Snezhnik.

”Skybridge 721” është ura e varur më e gjatë në botë për këmbësorët.

Ajo është 721 metra e gjatë dhe ndodhet në një lartësi prej 95 metrash midis dy kreshtave malore, Orao dhe Jesenice.

Ndodhet pranë resortit ”Dolni Morava”, rreth 200 kilometra nga Praga, afër kufirit me Poloninë.