FOTO/ Pas hapjes së tunelit 4, gati hapja e tunelit numër 3 në nyjën “Shqiponja”

78

Në infrastrukturën rrugore, në nyjën “Shqiponja” në Tiranë, po punohet me ritëm të përshpejtuar dhe me standardet më të mira cilësore, që garantojnë siguri dhe lehtësim të fluksit të lartë të qarkullimit për automjeteve, që hyjnë dhe dalin nga Tirana.

Hapja e qarkullimin për automjetet në tunelin nr. 4 të nyjes “Shqiponja”, një ditë më parë (në 16 mars) ka sjellë lehtësim të trafikut për qarkullimin e automjeteve që dalin nga Tirana në drejtim të Durrësit.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë thekson se ndërkohë po përgatitet shumë shpejt, hapja e tunelit nr.3 në nyjën “Shqiponja” që do të akomodoj fluksin e automjeteve nga Durrësi drejt Tiranës.