Foto/ Presidenti shpërndan patate dhe ujë për tifozët në stadium

140

Një skenë që nuk e shohim çdo ditë! Një president që jep patate të skuqura dhe ujë për tifozët që kanë udhëtuar me milje për të ndjekur ekipin në transfertë.

Ndodh në Selanik, në stadiumin “Toumba”. Bruce Buck, president i Çelsit, ka shpërndarë pako me patate dhe pije për tifozët e Londinezëve për t’i falenderuar ata për udhëtimin e bërë drejt Greqisë dhe për të ndjekur nga afër ndeshjen e parë të grupit të Europa League kundër PAOK-ut.

Rezultati? Futbollistët ia shpërblyen dhe në fushë, pasi Chelsea arriti të marrë 3 pikët nga Selaniku, pas fitores 1-0.