Foto/ Punime me ritme të shpejta në aksin Kardhiq-Delvine

55

Punimet në Lotin 6 të rrugës Kardhiq-Delvine po ecin me ritme të shpejta, një investim i rëndësishëm jo vetëm për turizmin e zonës, por edhe për të gjithë jugun e Shqipërisë.

Projekti për ndërtimin e rrugës Kardhiq–Delvinë, është një nga projektet e paketës transformuese për zhvillimin e infrastrukturës me impakt në ekonominë dhe turizmin e vendit.

Kjo rrugë është cilësuar një nga akset më prioritare, që shkurton në 3 orë kohën e udhëtimit nga Tirana deri në Sarandë, duke i dhënë një hov të mëtejshëm turizmit.