FOTO / ‘Pyllëzohet’ Karavastaja, mbillen 200 pisha të buta

95

200 pisha të buta i janë shtuar parkut kombëtar Divjakë-Karavasta. Ministria e Turizmit dhe Mjedisit tha se në kuadër të aksionit të mbjelljeve, punonjësit e AdZM Fier në bashkëpunim me vullnetarë të Ecovolis, mbollën sot rreth 200 pisha të buta në park.

Mbjellja e pemëve të reja tashmë është kthyer në traditë, pasi vit pas viti parqeve dhe zonave të mbrojtura iu janë shtuar pemë të reja.