FOTO/ Realizohen 65% e punimeve, ura e re e Tapizës drejt fundit

34

Në urën e Tapizës ka filluar puna për montimin e trarëve. Realizimi fizik i punës ka shkuar në masën 65%.

Autoriteti Rrugor Shqiptar bën të ditur se përgjatë urës do të vendosen 15 trarë në tre hapësira. Deri tani janë prodhuar 13 trarë.

“Gjatë kësaj jave do të montohen dy hapësirat që ndodhen mbi shtratin e lumit. Puna për ndërtimin e urës së re po ecën me ritme të shpejta dhe do të përfundojë brenda këtij viti”, informoi ARRSH.

Ura e re që po ndërtohet mbi gjurmët e urës së vjetër rreth 50 vjeçare e cila u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit do të përmbushë të gjitha kushtet e sigurisë rrugore. Ura e re do të ketë 3 korsi 40 metra, 13.2 gjerësi, 7.5 karrexhatë dhe në të dy anët e urës do të ketë trotuare.

Për ndërtimin e urës së Tapizës janë adresuar 1.5 milionë dollarë nga fondi i Rindërtimit.