Bashkia Pogradec ka rihapur për pushuesit plazhin e vjetër publik të Uçkave , pas investimit që e ka transformuar atë në zonë me hapësirë të zgjeruar plazhi, me rrugë të shtruar për këmbësorët, me stola, ndriçim dhe gjelbërim.
Hapësira e plazhit të Uçkave ka qenë një nga zonat e preferuara për pogradecarët. Këtë vit ata kanë më shumë hapësirë për ta frekuentuar këtë zonë.
Përmes projektit për rikualifikimin e zonës është transformuar jo vetëm plazhi por i është prioritet dhe vëmendje investimeve të duhura edhe zonës këmbësore.


