FOTO/ Rikonstruksioni i rrugës së Lumit të Vlorës, FSHZH informon mbi situatën e punimeve

49

Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka përditësuar informacionin përklatës mbi punimet për  rikonstruksionin e rrugës së Lumit të Vlorës (Lot III) dhe rrugës lidhëse me fshatin Kuç.

Sipas FSHZH ky projekt pritet t’i japë zgjidhje të qëndrueshme infrastrukturës publike në zonën e Bregdetit të Jugut, duke kontribuar në përmirësimin e kushteve të jetesës për banorët dhe ridimensionim e sektorit të turizmit si një nga shtyllat kryesore të ekonomisë lokale dhe rajonale.

Projekti parashikon edhe punime civile, vepra arti, elementët e sigurisë rrugore, sistemi i ndriçimit, vendkalime për këmbësorët.

Qendrat e fshatrave janë parashikuar të trajtohen si zona urbane duke përfshirë ndërtimin e trotuarëve, sistemit të ndriçimit dhe gjelbërimin. E konsideruar si zemra e Labërisë, krahina ka 50 000 banorë në 100 fshatra.

Peizazhi piktoresk, uljet dhe ngritjet e relievit, historia dhe traditat përbëjnë një potencial të jashtëzakonshëm për zhvillim.

Përveç lidhjes së fshatrave të krahinës me Vlorën, projekti ka për qëllim të lidhë Vlorën me Himarën dhe të krijojë akses më të afërt dhe të shpejtë për Gjirokastrën e Tepelenën drejt bregdetit të jugut.