FOTO/ Rindërtohet fytyra e një gruaje që ka jetuar mbi 30 mijë vjet më parë në Çekinë e sotme

35

Në vitin 1881 një ekip arkeologësh gjeti një skelet human në një shpellë në fshatin Mladeč, në Republikën Çeke. Në atë kohë u tha se eshtrat datonin 29 mijë vjet më parë para Krishtit, dhe i përkisnin një burri që kishte jetuar në epokën e Paleolitit. Por gati 150 vjet më pas një analizë më e thellë ka nxjerrë në pah gabimin, pasi eshtrat i përkisnin një vajze 17-vjeçare që kishte jetuar 43.000 deri 26.000 vjet më parë.

Duke u nisur nga informacioni i mbledhur gjatë gërmimeve të para të fundit të shekullit të nëntëmbëdhjetë dhe nga rindërtimet e fytyrës të kryera në vitet ’30 të shekullit të njëzetë nga studiuesit, një grup studiuesit kanë krijuar një kopje digjitale të asaj se si supozohej të ishte fytyra e vajzës, duke i publikuar rezultatet në një libër online të të titulluar “The Forensic Facial Approach to the Skull Mladeč 1”.