FOTO/ Sasi rekord këtë vit, mbi 1.7 milionë rasate korani hidhen në liqenin e Ohrit

71

Në Liqenin e Pogradecit ka nisur hedhja e rasatit të koranit.

Sasia e rasatit të koranit këtë vit ka arritur shifra rekord, 1.620.000 copë, nga të cilat 610 mijë u lëshuan në liqen në mesin e muajit shtator të këtij viti dhe pjesa tjetër prej 1 milion u lëshua këto ditë tetori.

Ripopullimi me rasate të koranit, të kësaj specieje endemike të liqenit të Ohrit, është një mbështetje e qeverisë shqiptare për peshkimin në Pogradec si dhe mbrojtjen e biodiversitetit.

Së shpejti Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të nënshkruajnë një marrëveshje për menaxhimin e përbashkët të peshkimit në këtë liqen, duke ndihmuar dhe rritur aktivitetin e qindra peshkatarëve në të dy anët e kufirit.