FOTO/ Sezoni i ri turistik e gjen Sarandën me shëtitore të re

53

Nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare, Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka bërë me dije se po vijojnë punimet në shëtitoren e Sarandës.

Aktualisht punimet janë përqendruar në shtrimin me pllaka guri, veshje me pllaka betoni të mureve ekzistues si dhe janë drejt përfundimit ndërtimi i infrastrukturës nëntokësore dhe rrjetit elektrik.

Kjo verë do e gjejë qytetin e Sarandës me një shëtitore të re e cila pritet të ketë një impakt me rëndësi turistike dhe ekonomike për këtë qytet.