FOTO/ “ShegaFest”, promovim i produkteve vendase në Lezhë

17

Promovimi i produkteve të zonës ishte në fokus të një aktiviteti festiv të organizuar sot Lezhë.

Bashkia e Lezhës organizoi sot “ShegaFest” 2021, një event që u organizua mes instalacionit të Lahutës së Malësisë dhe Obeliskut të Beslidhjes së Kombit.

Promovimi i produkteve vendase, por edhe i traditës dhe kostumografisë së kësaj treve është synimi kryesor i organizimit të festave lokale në Lezhë.

Aktiviteti përcolli po ashtu mesazhe artistike nga artistët dhe piktorët lezhjanë, ndërsa një panair i produkteve vendase u organizua në sheshin e qytetit.