Ata mbrojtën propozimet para një jurie të ngritur posacërisht me këtë rast e cila pritet që  pas 10 ditësh të shpallë modelin fitues.

Pas kësaj faze do të nisë puna për krijimin e shtatores që është parashikuar të vendoset në përkujtim të 575-vjetorit të Besëlidhjes së Lezhës.

Nisma vjen në kuadër të aktiviteteve për vitin  mbarëkombëtar të Skënderbeut dhe kremtimit të 550 vjetorit të vdekjes së heroit kombëtar..

Ndërkohë në kuadër të kremtimeve, Memoriali i heroit tonë kombëtar po i nënshtrohet një rikonstruksioni të plotë.