FOTO/ Tjetër investim në infrastrukturën rrugore në Rrogozhinë

26

Vijojnë punimet në objektin: “Përmirësimi i shtresave rrugore në aksin Rruga e Varrezave” në Bashkinë Rrogozhinë.

Ndërhyrja fillon nga kryqëzimi i rrugëve pranë një nënkalimi të linjës hekurudhore dhe përfundon në kryqëzimin e anës tjetër(ana e Peqinit).

Rruga është paralel me linjën hekurudhore Durrës-Elbasan dhe konkretisht me stacionin e trenit Rrogozhinë dhe ndodhet ne anën veri-lindore të qytetit Rrogozhinë.

Me rikonstruksionin e këtij segmenti rrugor përfiton e gjithë popullsia që banon në anën e sipërme të hekurudhës, por edhe të gjithë banorët e qytetit Rrogozhinë.

Përmirësimi i shtresave rrugore dhe asfaltimi i kësaj rruge së bashku me sinjalistiken e nevojshme do të ketë impakt pozitiv për të gjithë qytetarët e Rrogozhinës.