FOTO / Tjetër shkollë e re për fëmijët e Laçit

3

Nxënësit e Laçit do të kenë mundësinë të mësojnë në shkollën e re “Gjon Gjonaj”, me standarde evropiane, investim i qeverisë shqiptare.

Sot u ndanë në rrjetet sociale pamje nga kjo shkollë.

Bëhet fjalë për një tjetër shkollë të re për fëmijët e Laçit, e cila sapo ka hapur dyert në vazhdën e një transformimi rrënjësor të një prej zonave më të goditura nga tërmeti.

Kjo shkollë ka kapacitet për të mirëpritur 400 nxënës.

Rindërtimi i shkollës “Gjon Gjonaj” është vijim i gjithë transformimit rrënjësor që po bëhet në Kurbin pas tërmetit të fortë të 26 nëntorit 2019, duke e shndërruar atë në një zonë urbane bashkëkohore.

ata.gov.al