Në bashkinë e Pogradecit, projekti për rikualifikimin urban të zonës po shtrihet edhe në tri lagje të tjera.
Punimet po kryhen për rehabilitimin e rrugëve kryesore të brendshme, trotuareve, si dhe shesheve midis pallateve.
Gjithashtu, puna vijon edhe për suvatimin dhe lyerjen e pallateve, rikonstruksionin e çative të banesave kolektive, gjelbërimin e hapësirave publike, si dhe ndriçimin e ri me llampa LED.
Projekti për rikualifikimin urban ka përfunduar në lagjen “Gurore” dhe Rruga e Mokrës, ndërsa investimet synojnë do të shtrihen edhe në rrugën “Abdyl Frashëri”, e njohur ndryshe si Lagjja e Kafetores dhe në rrugën “Reshit Çollaku”.