FOTO/ Unazën e Madhe në Tiranë, nis asfaltimi në lotin 3

24

Ka nisur asfaltimi në lotin 3, në Unazën e Madhe, pjesa Verilindore, segmenti Uzina e Autotraktorëve-Shkozë-Materniteti i Ri.

Unaza e Madhe e kryeqytetit përbën një segment prej 27 kilometrash të gjatë. Përfundimi i saj në vitin 2023 lehtëson trafikun brenda Tiranës, ndërsa e lidh kryeqytetin me të gjithë rrugët dalëse kombëtare.

Unaza e Madhe do të lehtësojë trafikun në kryeqytet. Javën e ardhshme ky segment do të jetë i hapur dhe më pas nis asfaltimi për pjesën e dytë.