FOTO/ Ura e Glinës, monument kulture i kategorisë së parë

69

Punonjësit e mirëmbajtjes në Gjirokastër kanë nisur punën për kujdesin dhe pastrimin e monumenteve të kulturës për sezonin e turistik 2021.

Ditët e fundit punonjësit e Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare pastruan nga vegjetacioni Urën e Glinës, Monument Kulture, kategoria I, e cila ndodhet në fshatin Grapsh, Dropull i Poshtëm.

Më herët punonjësit e DRKK kryen monitorimin dhe pastrimin e 3 monumenteve të tjera nga vegjetacioni si Ura e Hoshtevës, Varrin Monumental të Jorgucatit, rrugën përgjatë monopatit që të çon në kalanë e Gjirokastrës, të cilat ishin mbuluar nga vegjetacioni.

Ura e Glinës, e ndodhur në afërsi të fshatit Grapsh pranë rrugës nacionale, është monument kulture i kategorisë I, e ndërtuar me gurë gëlqerorë me katër hapësira, me harqe guri.

Kjo urë vite më parë ka shërbyer për lidhjen e zonës së Dropullit me atë të fshatrave Glinë, Peshkëpi, Nepravishtë dhe Vraogoran. Ndërtimi i saj i përket kohës së Ali pashë Tepelenës.