FOTO / Vijon me ritëm puna në kantierin e Automoto Parkut në Elbasan

0

Vijon puna në Krastë të Elbasanit, ku do të ndërtohet Automoto Parku. Janë publikuar pamje nga kantieri i ndërtimit. Thuhet se tashmë po zhvillohet faza e parë e punimeve.

Kjo është faza e parë e gërmimeve dhe përgatitjes së zonës ku do të ngrihet projekti arkitektonik, i cili do të fillojë të marrë formë plotësisht, sapo të mbyllet konkursi ndërkombëtar, në proces, i projektimit të pistës së garave me certifikatë nga organet e motorsportit botëror.

Sipas kreut të qeverisë, kompleksi do të jetë multifunksional. Aty nuk do të zhvillohen vetëm gara me makina, por do të ketë edhe funksione edukative., kulturore, trajnuese si dhe rekreative. Në këtë mënyrë, shton kreu i ekzekutivit, ky projekt kthehet në një pol të ri urban dhe burim të ri ekonomik për Elbasanin.

lexo.al