FOTO/ Vijon rehabilitimi dhe zbulimi i një tjetër pjese të Bazilikës së Linit

23

Narteksi i Bazilikës së Linit në Pogradec shumë shpejt do të marrë pamjen e dikurshme.

Puna për rehabilitimin e bazilikës po ecën sipas parashikimeve dhe Narteksi shumë shpejt do të marrë pamjen e dikurshme.

Bazilika e Linit është një faltore paleokristiane e ndërtuar diku në shekullin e VI-të. Nga arkitektura ajo është trikonkëshe dhe përbëhet nga naosi, baptisteri, atrium, dhe tre kapela të vogla, të cilat ndodhen në anët veriore, verilindore dhe jugore të naosit. Bazilika ka qenë e pajisur me ikonostas guri dhe dyshemetë e saj janë zbukuruar me mozaikë shumëngjyrësh, ku nuk mungojnë motivet floreale, nga fauna dhe ata gjeometrikë.