FOTOGALERI/ Çeremi, fshati alpin që të mahnit me peizazhin e tij të artë

38

Çeremi është një fshat i vogël e shumë i bukur, që gjendet në pjesën veri-lindore të luginës së Valbonës, fare pranë kufirit shtetëror ne Malin e zi. Fshati gjendet në një luginë të vogël akullnajore e cila vendoset në drejtimin pingul me atë të Valbonës.

Është ndër pak nga fshatrat alpinë që nuk e kanë humbur origjinalitetin e tijë të peizazhit arkitekturor por edhe atij natyror. Gjendet në lartësinë 1200 metra mbi nivelin e detit, ose rreth 300 metra mbi luginën e Valbonës.

Fshati përshkohet nga dy përrenj të vegjël që vijnë nga Kollata dhe tjetri nga bjeshkët e Markofçes të cilët bashkohen në fundin e fshatit. Më tej, në anën perëndimire të fahatit përroi i Çeremit ka krijuar një shteg të ngushtë teksa zbret për tu bashkuar me lumin e Valbonës.

Maja e Kollatës (2556 metra) gjendet fare afër fshatit, në perëndim të tij. Diversiteti i llojeve pyjore e dekorojne luginën me ngjyrat më të bukura që mund te shihen.
Tani në vjeshtë, pamjet janë vërtet të mrekullueshme.

Rruga për në Çerem është e paasfaltuar, por në gjendje të mirë. Nga Çeremi mund të shkohet drejt bjeshkëve të Markofçes, Trokuzit, Koshuticës (drenushës), Balçinës, Dobërdolit e më tej deri në Sylbicë./ Nga Abdulla Diku