Festa e Shën Valentinit solli një atmosferë të veçantë në kryeqytet, me instalacione dedikuar dashurisë në sheshin “Europa” dhe Pedonalen e Tiranës. Zemrat e kuqe dhe dekorimet romantike tërhoqën shumë qytetarë, veçanërisht çifte që shfrytëzuan ambientet për fotografi kujtim.
Tradita e dhurimit të luleve, çokollatave dhe dhuratave të personalizuara vijoi të jetë pjesë e festës, ndërsa shumë çifte zgjodhën këtë ditë për darka romantike apo propozime martese. Historia e Shën Valentinit si mbrojtës i të dashuruarve mbetet një pjesë e rëndësishme e simbolikës së festës.
Referenca: ata.gov.al