Fotografohet një ”flutur” kozmike

33
This highly detailed image of the fantastic NGC 2899 planetary nebula was captured using the FORS instrument on ESO’s Very Large Telescope in northern Chile. This object has never before been imaged in such striking detail, with even the faint outer edges of the planetary nebula glowing over the background stars.

E ngjashme me një flutur, me strukturën e saj simetrike, ngjyrat e bukura dhe modelet e ndërlikuara, ajo duket se noton dhe përplaset në hapësirë, por në realitet është një ”mjegullnajë” planetare, një flluskë gazi e njohur si NGC 2899.

Ajo është fotografuar teleskopi VLT i Observatorit Jugor Europian (ESO) në Kili dhe për herë të parë në detaje të papara.

”Mjegullnaja”, e cila ndodhet midis 3 000 dhe 6 500 vite dritë larg në yjësinë jugore të Velës, ka dy yje qendrore, që besohet të jenë në origjinën e pamjes së saj pothuajse simetrike.

Kur ylli i parë arriti në fund të ”jetës” së tij dhe ”dëboi” shtresat e tij të jashtme, ylli i dytë filloi të ndërhynte në rrjedhën e gazit duke formuar kështu formën e fluturës.

Vetëm rreth 10-20% e mjegullnajave planetare tregojnë këtë lloj forme bipolare.