Fotolajm/ Më mirë të blejmë skedina apo fruta-perime? Kur lekët shkojnë në rrugën e duhur

76

Që nga data 1 Janar hyri në fuqi ligji për mbylljen e të gjitha pikave të basteve dhe kazinove. Ka pasur raste kur pronarët e atyre bizneseve nuk kanë ndjekur rregullat dhe janë gjobitur, e ndërkohë që rreth 99% e bizneseve janë mbyllur.

Disa pika i kanë ende qepenët e mbyllur, disa ku lexon njoftimi jepet me qira dhe të tjera në shitje. Por kjo ish pikë basti është kthyer në një dyqan fruta perimesh.

E ndërkohë që siç shihet në foto, tabela ku lexon Superbast ende nuk është ndryshuar, mesa duket biznesi sapo ka filluar. Të paktën lekët që harxhoheshin me lloto, tashmë do harxhohen për produkte të shëndetshme