2 mijë pemë të tjera i janë shtuar Parkut të Liqenit në Paskuqan, falë edhe kontributit të qytetarëve.
Pemët e reja u mbollen falë edhe kontributit të qytetarëve në aksionin e dytë të madh. Në Paskuqan deri tani janë mbjellë 4,000 pemë dhe shumë shpejt do të arrihet objektivi i pasurimit të parkut me 10 mijë pemë.
Nëntori dhe dhjetori janë muajt e mbjelljeve të reja, ndërsa pemët që i shtohen mjediseve kontribuojnë në pastërtinë e ajrit dhe ruajtjen e tokës.




