FOTOT/ 3 Marsi, Dita Botërore e Jetës së Egër

17

Në Ditën Botërore të Jetës së Egër, Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, përcolli imazhe nga bota e egër e florës dhe faunës në Shqipëri, si apel për rritjen e ndërgjegjësimit qytetar për ruajtjen e tyre.

Dita Botërore e Jetës së Egër e gjeti vendin me një sistem dhe protokolle monitorimi, evidentimi dhe numërimi përgatitur nga AKZM, sistemi SIMF.

Kjo ditë festohet çdo 3 mars që nga viti 2014 për të rritur ndërgjegjësimin për florën dhe faunën e rrezikuar.

“Duke ruajtur jetën e egër, ne po sigurojmë që brezat e ardhshëm të mund të shijojnë botën tonë natyrore dhe speciet e pabesueshme që jetojnë brenda saj. Për të ndihmuar në mbrojtjen e kafshëve të egra, është e rëndësishme të kuptojmë se si speciet ndërveprojnë brenda ekosistemeve të tyre dhe se si ato ndikohen nga ndikimet mjedisore dhe njerëzore”, u shpreh AKZM.

Në Shqipëri, me miratimin e ligjit për moratoriumin e gjuetisë, numri i specieve të kafshëve të egra është rritur ndjeshëm në të gjithë vendin.