FOTOT/ 330 apartamente të reja, gati për banorët në Kavajë

20

Zona e re zhvillimore në Kavajë e rindërtuar pas tërmetit të vitit 2019 është gati për të pritur banorët.

Nga kantieri i rindërtimit në Kavajë ka lindur një lagje e re me 7 pallate banimi me 330 apartamente.

Në Kavajë janë rindërtuar 9 pallate nga e para dhe 134 banesa individuale, 50 prej të cilave janë dorëzuar tek banorët që u dëmtuan nga tërmeti 26 nëntorit 2019.

E gjithë zona e kantierit të ndërtimit është 3.5 hektarë.

Programi i Rindërtimit po vazhdon me shpejtësi në të gjitha drejtimet, qoftë në ndërtimin e pallateve, njësive individuale, infrastrukturës publike dhe ndërtesave arsimore.