FOTOT/ 7 pallate banimi me 330 apartamente ‘hapin dyert’ për banorët në Kavajë

53

Zona e re zhvillimore në Kavajë e rindërtuar pas tërmetit të vitit 2019 është gati për të pritur banorët. Lagjja e re me 7 pallate banimi me 330 apartamente ka hapur dyert për banorët.

Në Kavajë janë rindërtuar 9 pallate nga e para dhe 134 banesa individuale, 50 prej të cilave janë dorëzuar te banorët që u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

E gjithë zona e kantierit të ndërtimit është 3.5 hektarë.

Programi i Rindërtimit po vazhdon me shpejtësi në të gjitha drejtimet, qoftë në ndërtimin e pallateve, njësive individuale, infrastrukturës publike dhe ndërtesave arsimore.