FOTOT/ A e dini se flamuri shqiptar ka prekur hënën në 1971? Ja dokumenti

112

Në vitin 1971, në Hënë niset “Apollo 15” dhe në bordin e saj u vendosën 32 flamuj të vegjël nga e gjithë bota, të kapur me litar, mes tyre edhe ai shqiptar

Tekniku i lartë i NASA-s në atë kohë ishte William Kokalari, apo Vilson Kokalari. Ai ishte një shqiptar me origjinë nga Gjirokastra.

Pas përfundimit të misionit, flamujt dolën në një ankand të madh.

Flamuri në fjalë, atë kohë me yllin e verdhë, ka një shkrim të astronautit dhe firmën e tij. Ai shoqërohet dhe me një certitikatë origjinaliteti. Sot flamuri është në duart e sigurta të koleksionistëve.