Një park i ri kushtuar fëmijëve për të mësuar rregullat e qarkullimit rrugor i është shtuar së fundmi hapësirave rekreative dhe edukuese për fëmijët.
Me anë të këtij parku fëmijët do të dallojnë rreziqet kryesore në rrugë, do të njohin sjelljet e rrezikshme në rrugë dhe ato të sigurta; të përshkruajnë mënyrën e sigurt të
përdorimit të biçikletës, të patinave etj., në rrugë dhe në mjedise publike, të dallojnë disa
nga shenjat që rregullojnë lëvizjen e tyre si këmbësorë në rrugë dhe në parqe publike.