FOTOT/ Aksesi në zonat turistike, vijojnë punimet për ndërtimin e rrugës Palasë – Dhërmi

32

Nëpërmjet një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë me dije se po vijon puna për ndërtimin e rrugës Palasë-Dhërmi me gjatësi 4.45 km, si pjesë e aksit rrugor Orikum-Himarë.

Realizimi fizik ka arritur në masën 18% ndërsa po punohet për ndërtimin e veprave të artit (tombino rrethore dhe bokse) dhe gërmimin e trupit të rrugës.

Gjithashtu kanë përfunduar punimet për gërmimin në bazamentet e pilave të urës me gjatësi 109m dhe ka përfunduar mbushja e trupit të rrugës nga km 0-480, njofton ARRSH.

Në këtë projekt, përveç plotësimit me sinjalistikë, veprave të artit, është parashikuar edhe ndërtimi i disa rrugëve sekondare për aksesimin e zonave turistike të banuara.