FOTOT/ Altini, fermeri duarartë që prodhon dhjetëra ton produkte bujqësore

43

Shumë shqiptarë kanë investuar në Shqipëri, duke korrur frytet e punës së tyre dhe duke iu gëzuar mundit dhe djersës së tyre.

Kur Altini nga Berati nisi ndërtimin e serrave kishte vetëm 800 metër tokë.

Por, sot falë punës së tij dhe palodhur së bashku me vëllezërit dhe mbështetjes nga AZHBR, ai ka 1 ha serra të mbjella me perime.

Altini tregon se prodhimi është goxha i frytshëm. Në sezon ai arrin të marrë 10 tonë domate për dynym, 10 ton kastraveca edhe 8 ton spec të kuq, një prodhim të cilin ai e dorëzon i sigurt në pikat e grumbullimit, prej ku nuk mungon kërkesa e lartë për eksport.